2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

NASA emëron një nga asteroidet e veta me emrin e një studiueseje saudite

Më të lexuarat

NASA kohët e fundit ka emëruar një nga asteroidet e veta Al-Sheikh 33535, që është emri i një shkencëtareje të re të talentuar saudite, në shenjë mirënjohjeje për aftësitë dhe  përpjekjet e saj në fushën e botanikës, për të cilën ajo fitoi vendin e dytë në Intel International Science and Engineering Fair (Intel ISEF) vitin e kaluar.

Fatima Al-Sheikh fitoi vendin e dytë në vitin 2016, pasi u nominua në nivelin e Mbretërisë së Arabisë Saudite për të fituar Olimpiadën Kombëtare për Kreativitet Shkencor të mbajtur çdo vit nga Mbreti Abdulaziz dhe Fondacioni i Shoqëruesve të Tij për Dhurim dhe Kreativitet (Mawhiba), në partneritet me Ministrinë e Arsimit. Ajo u rendit e dyta në SHBA për kërkime në fushën e botanikës.

“Kjo arritje kombëtare vjen në kuadër të angazhimit të Mawhiba-s në misionin e saj për të mbështetur njerëzit e talentuar sauditë, duke u ofruar atyre kujdes të jashtëzakonshëm dhe duke stimuluar pasionin e tyre për shkencën dhe njohuritë”,thuhet në një deklaratë të Saudi Press Agency.

Al-Shejh nuk është gruaja e parë saudite që fiton njohjen për punën e tyre në shkencë. Studenti saudit Sara Alrabiah fitoi çmimin e lartë të konkursit të NASA-s për ISEF këtë vit që mblodhi 1.700 kërkues. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit