2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Namazi – Programimi i mendjes – Nga Dr. Zakir Naik

Më të lexuarat

Shumë njerëz, fjalën salah e përkthejnë si lutje. Kuptimi i fjalës lutje është kërkimi i ndihmës prej dikujt, njëjtë sikurse njerëzit që kërkojnë ndihmë prej organeve të drejtësisë. Lutja nuk është përkthim i plotë i fjalës arabe salah. Në namaz, përveç që kërkojmë ndihmë, ne lutemi për udhëzim dhe e madhërojmë Allahun. Për këtë shkak, fjala lutje nuk është përkthim adekuat. Mendoj se më e përshtatshme është të thuhet programim, sepse ne myslimanët programohemi me anë të namazeve. Programohemi që ta dallojmë të mirën prej të keqes, të bëjmë punë të mira dhe që të largohemi prej të këqijave, që të mos vjedhim, që të mos mashtrojmë etj. Ky pra është programim. Kuptohet, do të tingëllonte çuditshëm sikur dikush të thoshte: “Po shkoj në xhami që të programohem.” Për këtë shkak, unë nuk kam vërejtje që dikush të thotë: “Po shkoj të lutem” dhe “Po shkoj në namaz”.

Ne myslimanët i falim pesë kohët e namazit. Namazi i parë falet para lindjes së Diellit. Ky është namazi i sabahut. Dielli kur e kalon zenitin, atëherë është koha e namazit të drekës. Namazi i iqindisë falet pasdite, para perëndimit të Diellit. Menjëherë pas perëndimit të Diellit, vjen koha e namazit të akshamit. Kur të bjerë terri i plotë vonë në mbrëmje, hyn koha e jacisë. Myslimanët i falin më së paku pesë namaze gjatë ditës.

Secili mjek do t’ju thotë: “Nëse dëshironi trup të shëndosh, duhet rregullisht të hani ushqim të shëndetshëm më së paku tre herë në ditë.” Po ashtu, me qëllim që shpirtin ta keni të shëndetshëm, të njëjtin duhet ta ushqeni me më së paku pesë namaze ditore.

Myslimanët kur hyjnë në xhami, ata i zbathin këpucët. Ky urdhër i është dhënë Musait (Mojsiut) a.s.: “Kur arriti te zjarri, një zë e thirri: “0 Musa! Në të vërtetë, Unë jam Zoti yt! Prandaj, hiqi nallanet, sepse ndodhesh në luginën e shenjtë të Tuvasë.” (Ta Ha, 11-12)

Ne e pasojmë këtë urdhër që i është dhënë Musait a.s. – kur hyjmë në xhami, kur e zbathim këpucët. Përveç kësaj, feja jonë është fe e pastërtisë. Vendi në të cilin kryhet namazi duhet të jetë i pastër. Pasi që biem në sexhde (përkulemi me ballë përtokë), ne nuk duam që ta vendosim fytyrën në shtrojën e papastër, ose në gjurmët e këpucëve në toke. Myslimanët i janë përkushtuar higjienës.

“O besimtarë! Kur doni të falni namaz, lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, kurse kokën fshijeni me dorë të lagët; lani edhe këmbët deri në nyje.” (El-Maide, 6)

Larja (pastrimi) para namazit quhet avdes. Në gjuhën arabe quhet vudu. Eshtë obligim që të kryhet pastrimi fetar para namazit. Ne
myslimanët jemi njerëz të pastër dhe duam të jemi të pastër derisa flasim me Zotin tonë. Përveç kësaj, marrja e avdesit ka aspekt psikologjik të përgatitjes për t’u takuar dhe për të biseduar me Allahun dhe qëndrimit para Tij. Në përmbledhjen e Buhariut të haditheve (Libri i ezanit, hadithi nr. 692) thuhet se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kur të ngriheni për të falë namazin, qëndroni krah për krahu.”… Në një hadith tjetër thuhet: “….me qëllim që shejtani të mos futet në mes jush.”

I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem nuk ka menduar në shejtanin 10 (djallin) të cilin mund ta shihni në TV-Onida ose në stripe: krijesë me dy brirë dhe me bisht. I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka menduar në shejtanin e racizmit, të ndarjes sipas shtresave, sipas ngjyrës së lëkurës, pasurisë, prejardhjes, statusit të familjes etj. Myslimanët kur e falin namazin në xhami, ata qëndrojnë krah për krahu – në këtë mënyrë më së miri e demonstrojnë vëllazërinë universale, edhe atë pesë herë në ditë. Pesë herë në ditë pavarësisht se nga cila pjesë apo skaj i botës vjen, pavarësisht se a jemi të zi ose të bardhë, të pasur ose të varfër ne myslimanët qëndrojmë pranë njëri-tjetrit në namaz. Ky është shembulli më i mirë praktik i vëllazërisë universale.

Pjesa më e mirë e namazit është suxhudi (sexhdeja), rënia me ballë përtokë. Sexhdeja në Kur’an përmendet në 92 vende. Psikologët thonë se mendja nuk është nën kontrollin tonë direkt, mirëpo trupi po. Shpesh mendimet tona shetiten pa kontrollin tonë. Që ta frenojmë mendjen, ne duhet ta frenojmë trupin. Mënyra më e mirë e frenimit të mendjes është ajo të cilën e bëjnë myslimanët: me lëshimin e pjesës më të lartë të trupit – ballit në pikën më të ulët – pra në tokë, duke i thënë fjalët: [subhane rabijel-eala] “Qoftë i madhëruar Allahu im i Lartë.”

Kryerja e namazit sjell edhe shumë dobi mjekësore. Gjatë ditës, në tru ekzistojnë zbrazje elektrostatike. Kur biem në sexhde, ne e lëshojmë ballin në tokë, me ç’rast kryhet një tokëzim i llojit të vet i tepricës së zbrazjes elektrostatike. Kuptohet, kjo nuk do të thotë se do të ndodhë shok i fuqishëm elektrik me anë të tokëzimit. Ky nuk është elektricitet standard.

Njeriu në kohën më të madhe qëndron drejt. Zemra duhet të pompojë gjakun përpjetë drejt trurit, që nuk është i mjaftueshëm sa duhet për trurin e shëndetshëm. Derisa bëjmë sexhde, sasia shtesë e gjakut për shkak të gravitacionit derdhet në tru. Kjo sasi shtesë e gjakut është shumë e rëndësishme për trurin e shëndetshëm. Ai gjak shkon në fytyrë, kurse qarkullimi i forcuar i gjakut nëpër fytyrë mund t’i pengojë ngrirjet. Derisa jemi në sexhde, ndodh zbrazja shtesë e sinuseve të ballit dhe të hundës, me ç’rast pakësohen shanset që të sëmuremi prej sinusit. Në kushte normale, gjatë frymënxjerrjes ne hedhim vetëm 2/3 e ajrit të dëmshëm, derisa 1/3 mbetet e robëruar në mushkëri. Derisa jemi në sexhde, diafragma i bën presion pjesës së poshtme të mushkërive, me ç’rast lirohemi prej pjesës së mbetur të ajrit të dëmshëm. Në këtë mënyrë në mushkëri hyn më shumë ajër i pastër, që është shumë i dobishëm për të sëmurët nga mushkëritë. Po ashtu derisa jemi në sexhde, trungu bronkial zbrazet, që ndalon paraqitjen e bronkitisit te njerëzit të cilët prej në moshën e re rregullisht e falin namazin. Derisa e bëjmë kijamin, rukunë dhe sexhden, aktivizohen muskujt në këmbë. Se sa është e dobishme kjo, këtë mund ta shihni nga emërtimi mjekësor i muskujve të këmbëve: shpesh quhen zemra periferike për shkak se e bartin gjakun deri te pjesët më të ulëta të trupit. Rreth aspektit mjekësor të faljes së namazit mund të flasim shumë. Mirëpo, ne myslimanët nuk e falim namazin për shkak të dobive mjekësore, ato janë vetëm efekte përcjellëse të namazit. Ne e falim namazin me qëllim që ta madhërojmë dhe ta adhurojmë Allahun e Lartësuar. Ky është qëllimi kryesor dhe dobia kryesore e namazit.

Dr. Zakir Naik

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit