– Allahu e porositi Isën, alejhi selam, me namaz, edhe atë qysh duke qenë në djep! Paramendoni një fëmijë në djep i cili flet dhe thotë: “Ai më ka porositur që të falem”. Merjem 31.
Porosia e Allahut për Isën, alejhi selam, ishte falja e namazit!
– Kur Shuajbi, alejhi selam, e ndaloi popullin e tij nga shirku dhe nga kaosi ekonomik, i thanë: “Ata thanë: “O Shuajb, a mos vallë namazi yt urdhëron që ne t’i lëmë ato që i kanë adhuruar të parët tanë”. Hud 83.
A e vërejtët se me çfarë cilësie dallohen të ndershmit?! Dhe kë e madhështojnë ata?! Ai është namazi!
– Ibrahimi, alejhi selam, familjen e tij e la në shkretinë të shkretë, dhe pastaj tha: “O Zoti ynë, unë kam vendosur disa nga pasardhësit e mi, në një luginë që nuk mbillet, afër Shtëpisë Tënde të Shenjtë, që të falin namazin”. Ibrahim 37.
Porosia ishte namazi!
– Musai, alejhi selam, u porosit nga Allahu me dy porosi, e njëra ndër to ishte namazi: “Me të vërtetë, Unë jam Allahu, s’ka zot tjetër përveç Meje, prandaj, vetëm Mua më adhuro dhe kryej faljen për të më kujtuar Mua” Taha 14.
– Ku u përgëzua Zekerija, alejhi selam, me fëmijë, pasi që e arriti pleqërinë?!
Allahu tha: “E ndërsa lutej në këmbë, në faltore, engjëjt e thirrën (Zekerijan): “Allahu të jep lajmin e mirë për Jahjain”. Ali Imran 39.
Zekerija, alejhi selam, u përgëzua duke qenë në namaz!
– Jobesimtarët e preokupuan të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, nga namazi i ikindisë, dhe e bëri një dua të frikshme kundër tyre: “Allahu i mbuloftë me zjarr varret dhe shtëpitë e tyre, ashtu si na preokupuan nga namazi”!.
– Në Kuran nuk është krahasuar asnjë adhurim tjetër si namazi me adhurime tjera. Ajo vjen paralele me zeqatin, me sabrin, me ritet, me xhihadin, etj.
Porosia e fundit e Muhamedit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ishte namazi dhe namazi!
Pra, porosia e Allahut për Pejgamberët e Tij ishte namazi, edhe atë faljen e tij në rehati dhe në vështirësi!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU