NAMAZI, NAMAZI!
Vëllai im musliman!
– Pas dëgjimit të ezanit, shpejto për në xhami duke qenë i gëzuar!
-Lëre çdo gjë që e ke në dorë, për faktin se Allahu është më i madh se çdo gjë!
-Ji me abdest gjithnjë; i përgatitur për thirrjen e të Gjithëmëshirshmit!
-Plotësoje abdestin tënd, shpeshtoji hapat për në xhami, si dhe prite namazin pas namazit!
-Shpirti i qetësisë është hushuja (përulësia), andaj fal namaz duke qenë i përulur!
-Përsiate atë që po e lexon nga Kur`ani gjatë namazit!
-Ki kujdes që ta kthesh kokën gjatë namazit, të shikosh në orë, apo të luash me rroba, për faktin se ato e kundërshtojnë hushunë (përulësinë)!
-Fli herët dhe me abdest, që të mund të qëndrosh lehtë në këmbë në namazin e sabahut!
-Kujdesu për nafilet (namazet fakultative), veçanërisht, namazin e vitrit; e gjatë natës fali, qoftë edhe dy rekate!
-Ji i zellshëm që ta falësh namazin në saffin (rreshtin) e parë, e mos dil nga xhamia para se t`i bësh dhikret e namazit!
Autor: Shejh ibn Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!)
Përktheu: Burim Koçinaj