Jam i lindur në një lagje të Lahorës ku prostitucioni, shfrenimi dhe tradhtia ishin në kulm. Duk u rritur shihja shokët e mi që kishin marrë rrugën e drogës, kumarit, prostitucionit…
Asnjëherë nuk më shkonte mendja për një jetë dhe një shoqëri të tillë. Ishte namazi që më mbante gjithmonë larg një shoqërie të tillë. Namazi më afronte me Krijuesin dhe më forconte besimin. Tani unë jam kamerier, edhe pse nuk fitoj shumë para, jam i kënaqur që fëmijët i ushqej me pasuri hallall.
Kam pasur një jetë të rëndë dhe nuk ia dëshiroj askujt që të jetoj një jetë të tillë dhe të merr pjesë në shfrenim. Askush nga ne nuk mund të zgjedh se ku do të lind, andaj nuk duhet të paragjykojmë.
Gjithçka ndodh me vullnetin e Allahut dhe vetëm Ai është Plotfuqishëm. Nëse i kthehemi Atij do të na jap rrugëdalje nga çdo problem. Vetëm duhet të kemi besim.