8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Namazi i xhumasë me 250 mijë persona në Mesxhid-i Aksa

Më të lexuarat

Palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor dhe në Gaza të cilët në ditët normale nuk lejohen nga Izraeli të kalojnë në Jerusalem, kanë realizuar fotografi përpara Aksa-së dhe Kubbetu’s Sahra

JERUSALEM (AA) – Pavarësisht pengesave të Izraelit palestinezët janë mbledhur së bashku në Mesxhid-i Aksa për të falur namazin e xhumasë së parë të muajit të Ramazanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Dhjetëra mijëra palestinezë që në orët e para të mëngjesit i janë drejtuar Mesxhid-i Aksa-së duke kaluar përmes pikave të kontrollit ushtarak mes Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit. Ushtarët izraelitë të cilët kanë mbyllur për trafikun rrugët në afërsi të rajonit të qytetit të vjetër të Jerusalemit, përveç autobusëve nuk kanë lejuar kalimin e asnjë automjeti tjetër.

Palestinezët të cilët kanë mundur të mbërrijnë në Mesxhid-i Aksa duke ecur pas një udhëtimi që ka zgjatur me orë të tëra, për të falur namazin e xhumasë së parë të muajit të Ramazanit kanë mbushur përplot ambientin e jashtëm të rrethuar me mur të Aksa-së.

Kryetari i Departamentit të Fondacioneve Islame, Azzam el-Hatib, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se në Aksa kanë falur namazin e xhumasë afërsisht 250 mijë palestinezë.

Palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor dhe në Gaza të cilët në ditët normale nuk lejohen nga Izraeli të kalojnë në Jerusalem, kanë realizuar fotografi përpara Aksa-së dhe Kubbetu’s Sahra. Ndërsa disa palestinezë vullnetarë të ngarkuar me detyrë nga Gjysmëhëna Palestineze janë përpjekur të pakësojnë ndikimin e të nxehtit duke spërkatur me ujë të tubuarit.

Ndërsa pas namazit është vërejtur se për më shumë se një orë ka patur rrëmujë në dyert e Aksa-së, ku dhe për shkak të temperaturave të larta disa palestinezë kanë patur probleme shëndetësore.

Gjithashtu qindra policë izraelitë brenda mureve të brendshme të Jerusalemit në pjesën që njihet Qyteti i Vjetër dhe në dyert e Mesxhid-i Akasa-së kanë qëndruar të gatshëm, ku vazhdimisht kanë marrë pamje me kamera nga ajri me helikopterë dhe balonat.

Bllokada dhe muri i ndarjes ka qenë pengesë

Nga Bregu Perëndimor të cilin Izraeli e ka rrethuar me Murin e Ndarjes (muri i turpit) janë penguar hyrjet e meshkujve nën moshën 40 vjeç. Ndërsa nga Gaza ku jetojmë më shumë se 2 milionë popullatë janë lejuar të hyjnë vetëm 93 persona.

Dhjetëra mijëra meshkuj palestinezë të kthyer mbrapsht nga pikat e kontrollit edhe në muajin e Ramazanit nuk kanë mundur të dalin jashtë Bregut Perëndimor. Kurse palestinezët që Izraeli ka lejuar të kalojnë bashkë me agimin e diellit kanë formuar radhë të gjata në pikat e kontrollit ushtarak për të kaluar në Jerusalem.

Izraeli në ditët normale përveç atyre që kanë leje të veçantë, nuk lejon kalimin e palestinezëve në Bregun Perëndimor drejt Jerusalemit. Ndërsa ata që jetojnë nën bllokadën e Izraelit në Gaza nuk kanë të drejtën të udhëtojnë të lirë as në Jerusalem dhe as në një vend tjetër.

Jerusalemi Lindor i cili ndodhet brenda Bregut Perëndimor dhe Mesxhd-i Aksa-së, që nga viti 1967 ndodhet nën pushtimin e Izraelit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit