1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Namazi i pendimit

Më të lexuarat

Namazi i pendimit është i ligjshëm kur njeriu bën mëkat dhe kjo sipas mendimit të katër medhhebeve fikhore.

Argument nga Suneti për këtë vepër është ajo që na e transmeton Aliu, radijallahu anhu, e thotë: Çdo herë që ndëgjosha ndonjë hadith nga Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, që më bënte dobi e merrsha dhe përfitosha, e kur ma tregonte dikush tjetër ndonjë hadith, e përbetosha, e nëse më betohej, e besoja. Më ka rrëfyer Ebu Bekri, radijallahu anhu, dhe të vërtetën e ka thënë, nga Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i cili ka thënë:

“Çdo herë që një musliman bën mëkat, pastaj merr abdes mirë dhe i fal dy rekate namaz, ku kërkon falje prej Allahut (istigfar), sigurisht se Allahu ka për tia falë!”. Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe tjerët. Hadithi është sahih.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit