9.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

NAMAZI DUHASË (Vlera madhështore që ka) – Hoxhë Irfan Salihu

Më të lexuarat

NAMAZI DUHAS

Imam Shafiu, Allahu e pastë mëshiru, ka thënë:

“Gjersa po kërkonim lënien e mëkatit, e gjetëm atë në kryerjen e namazit Duha”.

Ky namaz falet nga dy deri në tetë rekate. Pejgamberi alejhis selam, zakonisht i falte katër rekate, dy nga dy. Ai kurrë nuk e la këtë lutje, qoftë edhe në udhëtim!

Namazi i Duhasë bëhet 20 minuta pas lindjes së diellit, dhe periudha në të cilën është e mundur të falet përfundon 15 minuta para mesditës.

Vlera e këtij namazi është sikur dhënia e sadakas për 360 kyçe (eshtra) në trupin tonë.

Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, i ka thënë:

“Miku im i ngushtë (Muhamedi alejhis selam, më ka porositur me tri gjëra:
të agjërojë tre ditë nga çdo muaj, të falë dy rekate të duhasë (paradites) dhe të fal vitrin para se të flejë”
Muslimi, Nesaiu.

Kush e fal namazin e sabahut me xhemat (në grup në xhami) dhe pastaj ulet të përmend Allahun (të bëjë dhikër pa shkëputje, duke mos lëvizur nga zona ku është faluar dhe së paku duke mos dalë nga xhamia) derisa të lind dielli, pastaj (pasi dielli të ngrihet sa një heshtë-të kalojnë përafërsisht 15-20 minuta)
i falë dy rekate, të këtillit i takon shpërblimi i Haxhit dhe Umres, i plotë, i plotë, i plotë (si shpërblimi i haxhit të plotë dhe umres së plotë, që e kanë shpërblimin e plotë dhe jo të mangët).”

Sahih Tirmidhij, 586.

“Namazin e Duhasë e ruan vetëm kush është prej Evvabinëve (atyre që i kthehen pendohen-drejtohen Zotit rishtas,dhe ai është Namazi i Evabinëve.”
Sahih Et-Tergib, 164.

Mos e lerë pa e falë këtë namaz madhështor, Zoti ta pranoftë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit