1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Namazi dhe kurbani ndër rrugët më të dashura për t’u afruar tek Allahu i Madhëruar

Më të lexuarat

Allahu thotë në Kuran: “Prandaj, ti falu për hir të Zotit tënd dhe bëj kurban për Të!” (Surja Keuther, 2)

Janë veçuar këto dy rite, sepse ato janë ndër më të rëndësishmet dhe ndër rrugët më të dashura për t’u afruar tek Allahu i Madhëruar. Namazi shpreh nënshtrimin e plotë të zemrës dhe gjymtyrëve vetëm për Allahun e Lartësuar. Gjatë tij, zemra dhe trupi, me përkushtim dhe dashuri ndaj Allahut, kalojnë nga një adhurim në tjetrin. Kur qëndron në këmbë, besimtari këndon me drojë ajetet Kur’anore, pastaj me përunjësi të plotë bie në ruku, duke bërë tesbih dhe lavde për Allahun e Madhëruar, për të kaluar pastaj në sexhde, e cila është kulmi i përulësisë dhe momenti më pranë Allahut, kur Ai dëgjon çdo lutje drejtuar nga robi i Tij. Ndërsa kurbani edukon bujarinë dhe shtyp koprracinë. Robi zgjedh më të bukurën dhe më të mirën bagëti për t’ia përkushtuar Zotit si kurban.

/Tefsiri i Shejh Sa’dit/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit