2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Naim Miftari: UNMIK-u më shantazhoi

Më të lexuarat

Naim Miftari ka qenë pjesëtar i SHPK-së, mirëpo ishte larguar nga puna në vitin 2000-2001.

Ai në letrën që i ka dërguar ish-komandantit të Policisë së Kosovës, Sheremet Ahemtit, të cilën e posedon Indeksonline, thotë se UNMIK-u e kishte larguar nga puna në mënyrë të paparë dhe provokative.
Miftari përmes kësaj i ka kërkuar Sheremet Ahemtit që të hapet dosja e tij e suspendimit.
Atëherë më kanë suspenduar kinse KFOR-i ka gjetur në shtëpinë time një AK 47, tregon Miftari.
Në letrën të cilën e ka siguruar Indeksonline, Miftari ka shkruar se ka pritur tërë këto vite për të shkruar këtë letër, pasi që tani Kosova është shtet i pavarur dhe ka institucionet e veta.
Me tej në letër ai thotë se është i vetmi ish-polic që asnjëherë nuk ka dalur para komisionit hetues.
Po ashtu, Miftari në letër ka shkruar se është një person i ushtruar ushtarakisht nga legjioni francez dhe i trajnuar nga ekspertët e FBI-së./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit