11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Zyra e Pacollit sqaron takimin me përfaqësuesin e Perusë

Më të lexuarat

Pas komunikatës së lëshuar nga zyra e zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli, më 26 qershor 2012, disa nga portalet kosovare kanë keqinterpretuar informatën lidhur me takimet e zhvilluara nga ZVKM Behgjet Pacolli në Paris, me përfaqësuesit e lartë të disa vendeve të Amerikës së Jugut.

Në një sqarim të kësaj zyreje thuhet se gjatë drekës së përbashkët me përfaqësuesit e lartë të shteteve: Peru, Argjentinë, Uruguaj, Paraguaj dhe Bolivisë, zëvendëskryeministri Pacolli ka shprehur edhe njëherë kërkesën për njohjen e Republikës së Kosovës, si vend të pavarur dhe sovran.

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesi i lartë i shtetit të Perusë ka asistuar zëvendëskryeministrin Pacolli në argumentimin e drejtë të çështjes së Kosovës dhe nevojën e njohjes së saj edhe nga shtetet tjera të Amerikës Latine, duke ndjekur shembullin e shtetit të tij, si njëri ndër vendet e para të Amerikës Jugore, që e ka njohur Republikën e Kosovës, thuhet në sqarim./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit