5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Naim ef. Tërnava rizgjidhet edhe për një mandat Myfti i Kosovës

Më të lexuarat

Prishtinë, më 21 tetor 2023

Trupi Zgjedhor i Bashkësisë Islame të Kosovës, më 21 tetor zgjodhi Naim ef. Tërnavën, kryetar të Bashkësisë Islame – Myfti edhe për një mandat.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava u zgjodh me aklamacion për mandatin e ri në krye të këtij institucionit nga Trupi Zgjedhor, i cili përbëhet nga anëtarët e Kuendit, anëtarët Kryesisë dhe udhëheqësit e institucioneve të BI-së.

Në fjalën e tij, Myftiu Tërnava falënderoi të gjithë për besimin e dhënë dhe për mbështetjen e ofruar në mandatet e kaluara, teksa tha se prioritet në mandatin e ri është edukimi, arsimimi, avancimi dhe fisnikërimi i qytetarëve tonë

“Ndër prioritetet kryesore është edukimi, arsimimi, avancimi dhe fisnikërimi i popullatës sonë për dynja e ahiret, ngritja, zhvillimi dhe avancimi e standardizimi i institucioneve e forumeve tona, në funksion të kërkesave të kohës për të organizuar, përgatitur e mbështetur besimtarët tanë anekënd vendit”.

Myftiu Tërnava në fjalën e tij po ashtu tha se ka për synim të ngrisë profesionalisht nëpunësit e BI-së, ruajtjen e besimtarëve nga ekstremizmi, sektarizmi dhe polarizimi i fesë e besimit. Po ashtu prioritet do të jetë edhe masivizimi i mësim besimit në gjithë Kosovën.

Myftiu Tërnava propozoi dhe më pas u miratuan nga Trupi Zgjedhor tetë anëtarët e Kryesisë:

Burhan Hashani – Prishtinë

Shkëlze Hoxha – Mitrovicë

Musli Arifaj – Pejë

Valon Myrta – Gjakovë

Orhan Bislimaj – Prizren

Sevdair Haxhiu – Feriaj

Agim Hyseni – Gjilan

Sylejman Fejzullahu – Kosovë Lindore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit