2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Nafta po shtrenjtohet sërish, por çmimet luhaten

Më të lexuarat

Faktorët e ndryshimit të trendit në tregun e arit të zi

Në tregjet globale, çmimet e naftës u rritën javën e kaluar, pas tre javësh rënie, pasi tregtarët vlerësojnë se si kufizimet për naftën ruse dhe vendimi i prodhimit të OPEC-ut do të ndikojnë në ofertën dhe çmimet e tregut, raporton Reuters.

Çmimi i një fuçie në tregun e Londrës u rrit javën e kaluar me 2.3 për qind – në 85.57 dollarë, ndërsa në tregun amerikan një fuçi u rrit me 4.9 për qind – në 79.98 dollarë.

Pavarësisht se çmimet e naftës janë rritur, ka pasur luhatje të dukshme. Arsyeja kryesore janë vendimet e politikës së prodhimit në takimin e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatëve të saj. Siç pritej, OPEC+ konfirmoi të dielën vendimin e tij të mëparshëm për të ulur prodhimin me dy milionë fuçi në ditë.

Hyn në fuqi embargoja ndaj naftës ruse

Gjatë fundjavës, autoritetet e Bashkimit Evropian ranë dakord të kufizojnë çmimin e naftës ruse në 60 dollarë për fuçi. Kjo është në përputhje me propozimin e G7, i cili synon të reduktojë të ardhurat e Rusisë nga nafta dhe të parandalojë një rritje të çmimeve globale të naftës pasi një embargo e BE-së ndaj naftës së papërpunuar ruse të transportuar nga anijet hyn në fuqi më 5 dhjetor.

Rusia u përgjigj shpejt se nuk do të eksportonte naftë duke iu nënshtruar kufirit të çmimit, edhe nëse do të nënkuptonte uljen e prodhimit.

Mekanizmi i kufirit të çmimit duhet të aktivizohet më 5 dhjetor, kur hyn në fuqi embargoja e BE-së ndaj naftës ruse. Për shkak të embargos së BE-së, prodhimi rus mund të ulet me gjysmë milioni deri në një milion fuçi në ditë në fillim të vitit të ardhshëm. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit