Të gjithë ne kemi fuqinë për t’i dhënë fund kësaj pandemie. Ne kemi teknologjinë, materialet dhe kapacitetin prodhues për të vaksinuar botën kundër Covid-19 brenda këtij viti. Ne mund të shpëtojmë miliona jetë, dhe të rigjallërojmë ekonominë. Por në vend të kësaj, vendet tani po kalojnë në fazën më vdekjeprurëse të pandemisë.
Variantet e Covid po përhapen në rajone ku vaksinat janë në numër të kufizuar, raporton abcnews.alnull
Nëse nivelet e vaksinimit vazhdojnë në këtë ritëm, pandemia do të jetë mes nesh deri në vitin 2024.
Kjo nuk është një rastësi. Sistemi i patentave farmaceutike në Organizatën Botërore të Tregtisë u krijua për t’i dhënë përparësi fitimit të korporatave mbi jetën e njeriut. Kjo është arsyeja pse ministrat e qeverisë dhe zyrtarët e shëndetësisë nga e gjithë bota janë mbledhur në Samitin e G7 për një qasje të barabartë të vaksinave.
G7 ka treguar se është e gatshme dhe e aftë për ta përmbushur këtë premtim. Bankat qendrore të ekonomive të mëdha botërore mobilizuan afërsisht 9 trilion dollarë për t’iu përgjigjur krizës ekonomike për shkak të Covid-19, duke vepruar me shpejtësi dhe vendosmëri për të mbrojtur interesat e investitorëve të tyre.null
Përkundrazi, kostoja e vaksinimit global vlerësohet të jetë 23 miliardë dollarë, ose 0.25%.
Ky numër do të ulej në mënyrë dramatike nëse qeveritë në SHBA-së, BE dhe MB do të detyrojnë kompanitë e tyre farmaceutike të ndajnë të dhënat me prodhuesit në të gjithë botën – një ide që kërkon mbështetje me shumicë të madhe në Shtetet e Bashkuara, ku taksapaguesit kanë paguar të gjithë faturën për zhvillimin të vaksinës Moderna Covid-19.
Por nuk ka pasur vullnet për diçka të tillë. Edhe nga 1 miliardë doza që G7 u zotua se do të shpërndante, tani do të shpërndahen vetëm 870 milion. Por problemi është më shumë se numri i dozave të premtuara nga G7. Covid-19 do të vazhdojë të qarkullojë në të gjithë botën për një periudhë që ne nuk e dimë, raporton abcnews.al
Pa një transformim në sistemin global shëndetësor, qeveritë kudo do të duhet të mbledhin miliarda dollar për të blerë nga korporatat e mëdha farmaceutike si Pfizer – ose t’i luten qeverisë amerikane për ndihmë.
Ne nuk mund të presim G7, dhe qeveritë duhet të shqyrtojnë tre propozime kryesore.
E para përqendrohet në pronësinë intelektuale por thirrjet për farmacitë për të ndarë teknologjinë kanë rënë në vesh të shurdhër.
Një vit pas publikimit të Teknologjisë të OBSH-së për Covid-19 (C-TAP), asnjë kompani e vetme nuk ka ndarë të dhënat apo njohuritë e saj teknike, duke zgjedhur në vend të kësaj të mbajë kontrollin e plotë të furnizimit.
Qeveritë duhet të konsiderojmë një platformë për ndarjen e të dhënave në progresin e vazhdueshëm me kandidatët, protokollet e provave dhe të dhënat – duke treguar transparencë të vërtetë dhe duke lejuar prodhuesit vendorë të vaksinave në të gjithë botën të prodhojnë dozat kritike të vaksinave Covid-19, raporton abcnews.al
E dyta përqendrohet në kapacitetin prodhues. Një mit i rrezikshëm vazhdon të qarkullojë se vendet në zhvillim nuk mund të prodhojnë vaksina për popullsinë e tyre. Kjo është disi e vërtetë. Përpjekjet nga prodhuesit vendorë të vaksinave dhe ilaçeve për të prodhuar vaksina anti-Covid janë refuzuar nga kompanitë farmaceutike që dëshirojnë të kontrollojnë furnizimin në botë.
Ne duhet të bëjmë atë që mundemi për t’i dhënë fund kësaj pandemie së bashku duke shpërndarë të dhënat dhe kapacitetet që kemi. Për shembull, nëse një vend ka kapacitet më të madh për të prodhuar vaksinat dhe trajtimet Covid-19, ne duhet ti ndihmojnë vendet e tjera që nuk e kanë këtë mundësi.
Propozimi i tretë përqendrohet në mosbindjen kolektive. Dispozita të caktuara për të mbivendosur mbrojtjen e pronës intelektuale ekzistojnë ende, për shembull, përmes deklaratës së Doha të OBT-së në 2001.
Megjithatë vendet kanë hezituar ta bëjnë këtë për shkak të frikës të sanksioneve nga qeveritë dhe hakmarrja e kompanive farmaceutike. Së bashku, dhe me këto propozime mund të zhvendosin të gjithë logjikën e sistemit global shëndetësor – nga nacionalizmi te internacionalizmi, nga bamirësia te solidariteti dhe nga konkurrenca te bashkëpunimi.
Samiti është hapi i parë në këtë transformim. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al
Anyang’ Nyong’o, The Guardian