Në Universitetin Islamik të Medines, sot hoxhë Besnik Llumnica nga Prishtina mbrojti doktoraturën me temë “Nevojat edukative të domosdoshme për rininë kosovare për përballjën me sfidat bashkëkohore” me notë maksimale.
Hoxhë Besnik Llumnica është një njeri shembullor në të gjitha nivelet e arsimit të cilat i ka kaluar deri më sot, përveç kësaj gjatë qëndrimit të tij në Medine për shumë vite ishte edhe udhëheqës i studentëve të Kosovës në universitetin Islamik të Medinës, ku për të nuk mungojnë lëvdatat si një njeri shumë i afërt, i dashur dhe ndihmues ndaj të tjerëve.
Pas një maratone të gjatë të studimeve, xhematit të myslimanëve dhe shqiptarëve po iu kthehet një njeri i formuar intelektualisht me dituri të mirëfilltë fetare por po ashtu edhe një njeri me moral të lartë.
Shembulli sikur i hoxhës Llumnica, shpresojë të shtohet në mesin e shqiptarëve, ngase si kanë thënë dijetarët: “Dituria është rruga e vetme e lartësimit të një populli”./KohaIslame.com/