0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Myslimanët organizojnë panairin e parë hallall në Tiranë, interesi është i lartë

Më të lexuarat

Për herë të parë në Shqipëri po zhvillohet panairi i produkteve hallall. Në panairin e zhvilluar në Pallatin e Kongreseve marrin pjesë shumë kompani vendase dhe të huaja, të cilat ofrojnë produkte të çertefikuara, si hallall. Kompanite fillojnë që nga studiot inxhinierike, shkollat, ushqimet,  kozmetikë,  udhëtime etj.,

Në dy ditët e para të panairit i cili zhvillohet në datat 29 prill – 1 maj, ka patur një dyndje të qytetarëve shqiptar.

Panairi do të jetë i hapur edhe gjatë ditës së sotme, ndërsa pritet që frekuentimi dhe interesi ndaj tij të jetë i lartë.

Në këtë panair marrin pjesë dhjetëra kompani  të cilat merren me prodhimin e produkteve hallall të mishit, deri tek ato të vajrave bimorë, si dhe produkte të tjera të kësaj fushe.

Nga ana tjetër në këtë panair nuk mungojnë dhe stendat e shkollave të përgjithshme private të cilat kanë edhe mësime fetare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit