Në qytetin e Frauenfeldit të Zvicrës, më 11 dhjetor është hedhur gurrë themeli për ndërtimin e një xhamie e cila do të plotësojë nevojat e besimtarëve islam që jetojnë në atë vend.
Nisma për ndërtimin e një xhamie të re erdhi për shkak se xhamia ekzistuese nuk I ka plotësuar kapacitet për nevojat e besimtarëve islam që jetojnë në atë vend dhe është vendosur që të ndërtohet një objekt i ri nga themelet me një sipërfaqe prej 2199m2.
Xhelil Ramadani nga këshilli iniciativë njofton se Xhamia e parë në këtë vend u hap në vitin 1998, me emrin “Mesxhidi-Nur”, por pas një kohe të shkurtër, për shkaqe të ndryshme ndërrohet vendi dhe prej vitit 2001 e deri më sot, Xhamia Mesxhidi-Nur ka ekzistuar në rrugën Gewerbestrasse në Frauenfeld, me sipërfaqe 220 metra katror.
“Duke e parë se objekti ekzistues nuk i përmbush kushtet, vendosëm që të blejmë një vend për të ndërtuar një Xhami prej themeli. Pasi u gjet vendi, me datë 13.12.2010, është nënshkruar kontrata për blerje të parcelës me sipërfaqe prej 2199 metra katror, me vlerë prej 607.496 mijë franga zvicerane , vlerë kjo e cila u pagua deri në vitin 2013” , njofton Ramadani .
Ai sqaron se fillimisht është përgatitur projekti I cili është dërguar në komunë dhe me që i njëjti i ka përmbushur të gjitha kriteret , komuna ka dhënë leje për ndërtimin e objektit.
Përkrahja e këtij projekti nga ka qenë e pa rezervë nga dita e parë ndërsa këtë bujari të popullatës islame në këtë vend, Xhelil Ramdani e përshëndeti me fjalët e të dërguarit të Zotit kur thotë se , “Kush ndërton një Xhami (ose merr pjesë në ndërtimin e saj), Allahu atij vetëm se i ka ndërtuar një pallat në Xhenet”.
Këshilli iniciativë për ndërtimin e xhamisë ië ka apeluar tek të gjithë besimtarët islam që dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj vepre fisnike dhe me vlera të larta islame, të asistojnë në përfundimin e këtij projekti qoftë edhe me ndihma modeste me qëllim që xhamia Mesxhi Nur të vendoset sa më shpejtë në shërbim riteve fetare të besimtarëve islam në Frauenfeld të Zvicrës
Ndryshe, në Kantonin e Thurgaut në Zvicër, jetojnë 64 mijë banorë, prej të cilëve mbi 15 % i takojnë besimit Islam. /Radio Vala