Prishtinë, më 1 korrik 2024
Gjatë vizitës së sotme të zhvilluar në qytetin e Pejë, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, vizitoi edhe kursin e Kuranit “Mehmet Akif Ersoy”.
Gjatë kësaj vizite Myftiu Tërnava u njoh për së afërmi me kushtet që ofron kjo qendër për mësimin e Kuranit.
Ai përgëzoi nxënësit që mësojnë Kuranit, duke kujtuar kështu mësimet e Pejgamberit a.s., në të cilat flitet për vlerën dhe rëndësinë që ka mësimi i Kuranit.