Prishtinë, më 1 korrik 2024Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Pejës, në të cilin u prit nga kryetari, Musli ef. Arifaj, administrata dhe anëtarët e këtij Këshilli.Kryetari Arifaj e njohu për së afërmi Myftiun Tërnava me gjendjen faktike të Këshillit, si dhe me punët dhe angazhimet e këtij Këshilli. Myftiu Tërnava, ndërkaq, shfrytëzoi rastin që të flasë në pak fjalë për rolin, kontributin dhe angazhimin që duhet ta kenë hoxhallarët në shoqëri. Ai tha se amanetin që e kemi marrë mbi supet tona, atë të kumtimin të drejtë të fjalëve të Zotit dhe porosive të Pejgamberit a.s., duhet ta çojmë në vend.