3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Myftiu Tërnava vizitoi Këshillin e BI-së së Kaçanikut

Më të lexuarat

Prishtinë, më 3 qershor 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, sot ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të Kaçanikut, në të cilin u prit nga kryetari i këtij Këshilli, Fidaim ef. Fazliu dhe nga anëtarët e Këshillit.

Myftiu Tërnava shfrytëzoi rastin që t’i përgëzoi imamët dhe anëtarët e Këshillit për punën dhe kontributin e tyre që janë duke dhënë për mbarëvajtjen e jetës fetare në Kaçanik. Ai premtoi përkrahjen e Kryesisë së BIK-ut për projektet dhe iniciativat që janë në dobi të besimtarëve. Myftiu Tërnava gjithashtu shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton për ngritje të infrastrukturës së përgjithshme, gjithnjë për të plotësuar kërkesat dhe nevojat që kanë besimtarët myslimanë në Kosovë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit