1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Myftiu Tërnava u prit në takim nga reisi i BFI-së, Shaqir ef. Fetai

Më të lexuarat

Prishtinë, më 15 shkurt 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, qëndroi sot për vizitë në Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, në të cilën u mirëprit nga reisi Shaqir ef. Fetai.

Myftiu Tërnava tha se institucionet tona gjegjëse, Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Fetare Islame e RMV-së, kanë një bashkëpunim tejet të mirë, për të cilin tha se duhet vazhduar edhe në të ardhmen, për të mirën e besimtarëve të të dyja vendeve. Myftiu tha se qëllimi i kësaj vizite është thellimi i bashkëpunimit në mes të dy institucioneve fetare, duke diskutuar bashkarisht çështjet dhe projektet e përbashkëta, të cilat janë me interes për të dyja institucionet.

Nga ana e tij, reisi Fetai, u shpreh tejet i lumtur me vizitën që sot iu bë nga delegacioni i BIK-ut, i kryesuar nga Myftiu Tërnava. Ai tha se ne si bashkësi na lidhin shumë gjëra të përbashkëta dhe kemi para vetes shumë projekte me interes, për të cilat nevojitet bashkërendim dhe koordinim mes vete, që të realizohen në formën më të mirë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit