8 C
Pristina
Thursday, January 30, 2025

Myftiu Tërnava takoi ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi

Më të lexuarat

Prishtinë, më 28 janar 2025

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi.

Gjatë këtij takimi u bisedua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, për çka Myftiu Tërnava u shpreh i gatshëm për të përkrahur çdo iniciativë e cila kontribuon në mirëqenien e qytetarëve të vendit. Myftiu Tërnava gjithashtu tha se si institucion mbesim të përkushtuar që të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet shtetërore, për t’i promovuar kështu vlerat e paqes dhe harmonisë sociale.

Nga ana e tij, ministri Krasniqi theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët për të arritur rezultate konkrete dhe të qëndrueshme. Ai falënderoi Myftiun Tërnava dhe institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës për mbështetjen dhe për bashkëpunimin e deritanishëm, duke e vlerësuar këtë si një hap tejet të rëndësishëm për mirëqenien e qytetarëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit