Prishtinë, më 22 mars 2022
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi.
Myftiu Tërnava fillimisht e uroi kryetarin Idrizi për marrjen e detyrës së re në krye të Komunës, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme. Ai më pas e njohu kryetarin Idrizi me mbarëvajtjen e jetës fetare në vendin tonë në përgjithësi, si dhe në veçanti në komunën e Vushtrrisë. Myftiu Tërnava shprehu falënderimet e tij për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Këshillit të BI-së së Vushtrrisë dhe Komunës, duke shprehur gatishmërinë që një bashkëpunim i tillë të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ndërkaq, kryetari Idrizi e falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe për kontributin që ai dhe Bashkësia Islame kanë dhënë në vazhdimësi për të mirën e qytetarëve të vendin. Ai tha se jemi pajtuar që të vazhdojmë bashkëpunimin e mirëfilltë që ka ekzistuar deri më tani ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Komunës së Vushtrrisë.