Myftiu Tërnava takohet me koordinatorët e Shoqatës “Bereqeti”.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, u takua sot me koordinatorët e Shoqatës “Bereqeti”.
Myftiu Tërnava, përgëzoi koordinatorët për punën e bërë dhe kërkoi të angazhohen edhe më shumë që të jenë pranë secilës familje nevojtare në çdo cep të Kosovës, ku ka nevojë për dorën e “Bereqetit”
“Keni punuar, vepruar dhe lëvizur anekënd republikës sonë duke i jap vetes këtë detyrë, këtë mision aq njerëzor e human që ushqimi të arrij edhe në gojën e atij që është në nevojë kudo çoftë ai”, tha ndër tjera Myftiu Tërnava.
Veç tjerash, gjatë këtij takimi u diskutuan për projektet e tjera që synojnë të jenë në shërbim të familjeve nevojtare.