7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim znj. Besa Veselaj

Më të lexuarat

Prishtinë, më 24 mars 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim znj. Besa Veselaj, asistente ekzekutive në UNICEF në Kosovë.Myftiu Tërnava iu dëshiroi mirëseardhje mysafirëve dhe i njohu me funksionimin dhe rolin që ka BIK-u në vetëdijesimin e masës në aspektin fetar e kulturor islam, si dhe projektet që i ka realizuar BIK-u në dobi të shoqërisë përgjatë viteve.Ai po ashtu tha se BIK-u vazhdimisht ka kontribuuar që Kosova të jetë një ambient i qetë ku të gjithë qytetarët të jetojnë në paqe, liri e siguri duke respektuar diversitetin tonë fetarë e kulturor.Nga ana e saj znj. Besa Veselaj, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe theksoi se BIK-u është një institucion që ka pesh dhe rol në segmentet e zhvillimit të vendit tonë. Ajo më pas theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit të dy anshëm dhe në realizimin e projekteve në dobi të qytetarëve tanë, si dhe sfidat që po kalon globi e në veçanti Kosova me virusin Corona, duke nënvizuar se parësore është që të kemi një shëndet të mirë si dhe të kujdesemi edhe për vaksinimi, shëndetin e fëmijëve tanë dhe nevojën që ata duhet të vaksinohen sepse duke i vaksinuar, ata do të ruhen dhe mbrohen nga shumë sëmundje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit