Prishtinë, më 13 tetor 2023
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim shefin e UNDP-së në Kosovë, z. Nuno Queiros.
Myftiu Tërnava fillimisht i uroi mirëseardhje z. Queiros në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i dëshiruar kështu punë të mbarë dhe të suksesshme në misionin e ri. Ai më pas e njohu atë me historikun, punën dhe aktivitetet që zhvillon ky institucion. Myftiu Tërnava, më pas foli edhe për bashkëpunimin me UNDP-në në sfera të ndryshme, sidomos në dialogun ndërfetar dhe ndëretnik.
Nga ana e tij, shefi i UNDP-së në Kosovë, z. Queiros, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për gatishmërinë e tij dhe të institucionit të BIK-ut që të kenë një bashkëpunim të mirë me organizatat dhe misionet diplomatike në vend, e në veçanti me UNDP-në. Ai çmoi lart kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhënë në proceset e ndryshme në të cilat ka kaluar Kosova, e në veçanti për kontributin e dhënë në dialogun ndërfetar dhe ndëretnik.