8.2 C
Pristina
Monday, October 21, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim shefin e sektorit evropian të shoqatës “Rahma International” të Kuvajtit

Më të lexuarat

Prishtinë, më 21 tetor 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim shefin e sektorit evropian të shoqatës “Rahma International” të Kuvajtit, z. Valid al Jassini.

Myftiu Tërnava fillimisht i shprehu mirëseardhje mysafirit, e më pas e uroi atë për marrjen e detyrës së re, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme. Ai më pas e njohu atë me punët dhe angazhimet e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, me theks të veçantë për angazhimet humanitare që zhvillon ky institucion përmes shoqatës së saj “Bereqeti”. Myftiu më pas shprehu edhe gatishmërinë që të intensifikohet bashkëpunimi ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe “Rahma International”.

Nga ana e tij, z. Jassini, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për gatishmërinë e tij dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës për një bashkëpunim të mirëfilltë ndërmjet dy institucioneve, gjithnjë për të mirën e qytetarëve dhe të besimtarëve në Kosovë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit