Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef.Tërnava priti në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, z. Lars-Gunnar Wigemark.
Myftiu Tërnava falënderoi shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark për vizitën në BIK, vizitë kjo e para e tij pas emërimit në krye të këtij Misioni, dhe njëherësh edhe i uroi sukses në këtë detyrë. Fillimisht Myftiu tha se Bashkësia Islame vlerëson e çmon lart punën që bënë EULEX në zbatimin e ligjit dhe rendit në Kosovë.
Myftiu gjithashtu njoftoi shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, për organizimin dhe funksionimin e BIK-ut, si dhe me sfidat me të cilat ballafaqohet BIK-u sidomos në pandeminë globale CIVID-19, duke potencuar se në të gjitha institucionet e BIK-ut është duke u respektuar protokolli për COVID-19. Ai njëherësh bëri lutje që sa më shpejtë të kalohet kjo pandemi dhe që bota të kthehet në gjendje normale.
Nga ana e tij shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen duke potencuar rolin tepër konstruktiv që ka luajtur Myftiu Tërnava dhe BIK-u në përgjithësi që Kosova të jetë vend i tolerancës dhe harmonisë fetare. Gjate takimit u diskutua edhe për marrëdhëniet ndërfetare në Kosovë si dhe për bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve fetare.