Myftiu Tërnava priti në takim shefen e UNMIK-ut, znj.Caroline Ziadeh
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim shefen e UNMIK-ut, znj. Caroline Ziadeh.
Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin e mirë që ka institucioni i Bashkësisë Islame të Kosovës me UNMIK-un, si dhe për mundësinë e intensifikimit të këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen. Myftiu Tërnava tha se si institucion mbesim të përkushtuar për një bashkëpunim të mirëfilltë, duke potencuar kështu gatishmërinë dhe përkushtimin e BIK-ut që në vend të mbretërojë paqja dhe harmonia ndërfetare dhe ndëretnike.
Nga ana e saj, znj. Ziadeh, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për përkushtimin e tij dhe të institucionit që ai drejton për një bashkëpunim me misionin e UNMIK-ut në Kosovë. Ajo vlerësoi lart rolin dhe kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës për kultivimin e dialogut ndërfetar e ndëretnik, si dhe për promovimin e vlerave të tolerancës dhe të bashkëjetesës në Kosovë.