9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim shefen e UNMIK-ut, znj. Caroline Ziadeh

Më të lexuarat

Prishtinë, më 13 janar 2023 

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim përfaqësuesen speciale të sekretarit të Përgjithshëm, njëherësh shefen e UNMIK-ut, znj. Caroline Ziadeh.

Myftiu Tërnava fillimisht i dëshiroi mirëseardhje znj. Ziadeh në institucionin e BIK-ut, e më pas e njohu atë me zhvillimet dhe funksionimin e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe me sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion. Myftiu Tërnava vlerësoi lart bashkëpunimin shumë të mirë që kanë pasur deri tani ndërmjet BIK-ut dhe UNMIK-ut, si dhe shprehu gatishmërinë që një bashkëpunim i tillë të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndërkaq, znj. Caroline Ziadeh, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për punën që ai dhe institucioni i BIK-ut po bëjnë për mbarëvajtjen e jetës fetare në vend. Ajo vlerësoi lart rolin dhe kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës për kultivimin e dialogut ndërfetar e ndëretnik, si dhe për promovimin e vlerave të tolerancës dhe të bashkëjetesës në Kosovë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit