1.6 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim reisin e BFI-së së RMV-së, Shaqir ef. Fetain

Më të lexuarat

Prishtinë, më 7 prill 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava ka pritur sot në takim një delegacion të lartë të Bashkësisë Fetare të Maqedonisë së Veriut, të prirë nga reisi Shaqir ef.Fetai.Qëllimi i kësaj vizite ishte thellimi i bashkëpunimit në mes të dy institucioneve fetare për çështje e projektet e përbashkëta, të cilat janë me interes për të dyja institucionet dhe besimtarëve shqiptarë.

Myftiu Tërnava i uroi mirëseardhje reisit dhe e përgëzoi për angazhimin e kësaj bashkësie që bën në organizimin e jetës fetare në Maqedoninë e Veriut.Ai po ashtu e cilësoi këtë vizitë si tejet të rëndëshshme, qëllimi i së cilës është të arihet synimi i përbashkët përhapja e fjalës së Zotit.

Nga ana tjetër, reisi Shaqir ef. Fetai, në emër të besimtarëve të Maqedonisë së Veriut e uroi Myftiun Tërnava dhe Bashkësisnë Islame të Kosovës për muajin Ramazan, duke e falënderuar njëkohësisht për bashkëpunimet e frytshme që po realizohen në mes dy bashkësive fetare.

Ai tha se vizitat mes dy bashkësive janë të domosdoshme, duke marrë parasysh se jemi një komb me një traditë e histori. Edhe këtë vizitë ai e cilësoi si tejet të rëndësishme.

Reisi Shaqir ef. Fetai po ashtu tregoi për organizimin e jetës fetare në Maqedoninë e Veriut dhe angazhimet e programet që realizohen për muajin Ramazan.

Myftiu Naim ef. Tërnava dhe reisi Shaqir ef. Fetai biseduan gjerësisht për projekte madhore e bashkëpunime të thella në mes institucioneve përkatëse. Ata trajtuan edhe çështje të tjera të ndjeshme, si migrimi i popullatës në vende të ndryshme të botës, për të cilën ndihen të shqetësuar, andaj në këtë aspekt u morën vesh që të angazhohen për sensibilizimin e popullatës që të qëndrojnë në vendin e tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit