Prishtinë, më 7 janar 2025
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim profesoreshën e Fakultetit të Studimeve Islame, znj. Besa Ismaili, për t’i uruar përfundimit e studimeve të doktoratës.
Myftiu Tërnava, fillimisht uroi dr. Besa për përfundimin me sukses të doktoratës së saj, duke vlerësuar lart punën dhe përkushtimin e saj në fushën akademike. Ai tha se arritjet e saj duhet të shërbejnë si frymëzim për brezat e rinj dhe të jenë një shembull i përkushtimit ndaj dijes dhe komunitetit.
Nga ana e saj, dr. Besa Ismaili, falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj nismave arsimore dhe akademike.