6.6 C
Pristina
Wednesday, January 29, 2025

Myftiu Tërnava priti në takim përfaqësuesit e Koalicionit për Familjen

Më të lexuarat

Prishtinë, më 27 janar 2025

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Koalicionit për Familje, të kryesuar nga z. Eman Rrahmani.

Gjatë takimit u diskutua për çështjet me rëndësi për qytetarët e Kosovës, përfshirë këtu promovimin e vlerave të tolerancës, harmonisë dhe bashkëpunimit, për çka Myftiu Tërnava, kërkoi që të ketë unitet kombëtar dhe bashkëpunim ndërmjet institucioneve fetare dhe politike. Ai me këtë rast tha se vetëm të bashkuar mund të ecim para dhe mund t’i çojmë para proceset me rëndësi për vendin.

Nga ana e tyre, liderët e Koalicionit për Familjen, shprehën falënderime e tyre për punën e palodhshme të Bashkësisë Islame të Kosovës për ruajtjen e traditës dhe kujdesit për familjen, duke theksuar se dialogu dhe mirëkuptimi janë themelore për të adresuar sfidat e sotme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit