-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim një grup luftëtarësh të betejës së Koshares

Më të lexuarat

Prishtinë, më 29 dhjetor 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim një grup bashkëluftëtarësh të betejës së Koshares, të prirë nga ish-ministri i Mbrojtjes, gjenerali Rrustem Berisha.

Myftiu Tërnava u shprehu mirëseardhje në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, e më pas i falënderoi ata për kontributin e tyre të dhënë përgjatë luftës së fundit në Kosovë. Ai tha se ky kontribut i tyre dhe i të gjithë atyre që kanë rënë dëshmorë do të shpërblehet tek i Madhi Zot, ngase kështu na ka mësuar Zoti dhe mësimet e Pejgamberit a.s..

Nga ana e tij, gjenerali Rrustem Berisha, shfrytëzoi rastin që ta uroi Myftiun Tërnava për rizgjedhjen e tij në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i uruar punë të mbarë dhe të suksesshme. Ai vlerësoi lart punën dhe angazhimin e institucionit të Bashkësisë Islame, duke thënë se BIK-u, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm gjatë luftës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit