4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim një grup deputetësh të Parlamentit të Kosovës

Më të lexuarat

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava priti sot në takim një grup deputetësh të Parlamentit të Kosovës i përbërë nga Eman Rrahmani, Gramos Agusholli, Nijazi Isaku dhe Visar Korenica.

Myftiu Tërnava iu dëshiroi mirëseardhje deputetëve dhe i njohu ata me punën, angazhimin dhe funksionimin e institucionit të BIK-ut dhe jetës fetare në përgjithësi.

Edhe deputetët falënderuan Myftiun Tërnava për pritjen dhe njëherësh shprehën mirënjohjen për kontributin e Myftiut Tërnava dhe të BIK-ut që Kosova është shtet ku respektohet liria, harmonia e toleranca fetare dhe që komunitetet fetare jetojnë në paqe dhe siguri të plotë, si dhe Kosova është shembull për harmoni e tolerancë fetare.

Në këtë takim po ashtu u theksua edhe mundësia e bashkëpunimit të përgjithshëm për të mirën e qytetarëve në përgjithësi.

/bik/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit