Prishtinë, më 31 janar 2025
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim një delegacion të organizatës humanitare kuvajtiane “Rahma International”, të kryesuar nga dr. Adnan al Haddadin.
Myftiu Tërnava shfrytëzoi rastin që të falënderojë dr. Haddadin për bashkëpunimin e deritanishëm që kanë pasur me Bashkësinë Islame të Kosovës, si dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton për të vazhduar një bashkëpunim të tillë edhe në të ardhmen. Ai tha se jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë edhe në fusha të tjera, që janë me interes për përmirësimin e mirëqenies së besimtarëve kosovarë.
Nga ana e tij, dr. Andan al Haddadi, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për gatishmërinë e tij që të vazhdojë bashkëpunimin, duke vlerësuar kështu rolin e rëndësishëm që ka institucioni i BIK-ut në Kosovë. Ai tha se jemi të gatshëm për të avancuar partneritetin, sidomos në përmirësimin e kushteve të besimtarëve kosovarë.
Bashkësia Islame e Kosovës edhe në të kaluarën ka pasur një bashkëpunim të mirë me organizatën humanitare kuvajtiane “Rahma International”.