5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion nga shoqata “UMAD” e Turqisë 

Më të lexuarat

Prishtinë, më 9 qershor 2022

Një delegacioni i Shoqatës Ndërkombëtare të Ulemave Mysliman (UMAD) nga Turqia, i kryesuar nga prof. dr. Abdulvehab Ekinxhi, vizituan selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, ku u pritën nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë.

Pasi i dëshiroi mirëseardhje dhe i falënderoi për vizitën, Myftiu u shpreh se është kënaqësi për ne si BIK që kemi një delegacion kaq të lartë nga shoqata UMAD. Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me historikun dhe organizimin e institucionit të BIK-ut, jetës fetare, sfidat me të cilat po ballafaqohet BIK-u, si dhe shprehu konsideratën e tij ndaj përkrahjes së Turqisë, ambasadën turke në Prishtinë DIYANET-it, TIKA-së dhe shoqatat turke që veprojnë në Kosovë, si dhe shprehu falënderim të veçantë për qeverinë dhe popullin turk, të cilët vazhdimisht kanë mbështetur Kosovën në situatat më të vështira, e po ashtu vazhdojnë edhe më tej ta ndihmojnë për integrime në mekanizmat rajonalë dhe ndërkombëtarë. Një falënderim të veçantë ia adresoi edhe për Dijanetin që po mundëson ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë dhe gjithë përkrahjen deri tani në të gjitha etapat.

Nga ana e tij, kryetari i i shoqatës “UMAD”, prof. dr. Abdulvehab Ekinxhi, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe tha se ndjehet i kënaqur që sot gjendet për vizitë në Kosovë. Ai më pas e njohu Myftiun Tërnava mbi misionin dhe visionin Shoqatës Ndërkombëtare e Ulemave Mysliman “UMAD”. Ai u shpreh i impresionuar me të arriturat e BIK-ut, jetën fetare dhe kulturore në Kosovës. Ai tha se ne nuk kemi ndarje të kufijve shpirtëror edhe pse kemi ndarje gjeografike, të ndihmohemi në devotshmëri e bamirësi dhe në të mirë të dy popujve.

Më pas u bisedua për bashkëpunimin e ndërsjellë në të mirë dy popujve. Në fund në shenjë mirënjohje u shkëmbyen dhurata.

The post Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion nga shoqata “UMAD” e Turqisë  appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit