Prishtinë, më 22 shtator 2022
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, me bashkëpunëtorë priti sot në takim një delegacion nga Qendra Islame nga Londra, të kryesuar nga Dilowar Khan. Pasi i dëshiroi mirëseardhje, Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me historikun, organizimin dhe aktivitetet e BIK-ut si institucion i vetëm që organizon dhe udhëheq jetën edukativo-fetare në Kosovë. Ai më pas theksoi se vendi ynë njihet për tolerancë, bashkëjetesë dhe harmoni ndëfetare dhe se populli ynë asnjëherë nuk ka pasur luftë ndërfetare përgjatë historisë. “BIK-u vazhdimisht ka luajtur një rol kyç në mbarëvajtjen e tolerancës dhe harmonisë ndërfetare në vend” – tha Myftiu Tërnava.
Nga ana e tij, kryesuesi i delegacionit nga Londra, Dilowar Khan, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen vëllazërore dhe u shpreh i lumtur që Kosova po ecën me hapa të sigurt drejt zhvillimit dhe prosperitetit. Ai shprehu kënaqësinë që u pritën në Kryesinë e BIK-ut dhe se janë të interesuar që takimet të vazhdojnë në të mirë dy vendeve.
The post Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion nga Qendra Islame nga Londra appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.