Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion nga fondacioni “Aziz Mahmud Hüdayi Vakf?”
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim anëtarin e Bordit Drejtues të fondacionit “Aziz Mahmud Hüdayi Vakf?”, z. Abdurrahman Topba? dhe ish-rektorin e Universitetit “Sabahaddin Zaim”, prof. dr. Mehmet Bulut.
Myftiu Tërnava fillimisht u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve dhe më pas i njohu ata me zhvillimin dhe me organizimin e jetës fetare në Kosovë. Ai çmoi dhe vlerësoi lart bashkëpunimin me fondacionin “Aziz Mahmud Hüdayi Vakf?” dhe me institucionet arsimore nga Turqia. Ai theksoi se populli i Kosovës është mirënjohës për kontributin e shtetit dhe popullit turk të dhënë për Kosovën deri më tani, duke potencuar kështu bashkëpunimin shumë të mirë që kanë me Ambasadën e Turqisë në Kosovë dhe me DIJANET-in në realizimin e shumë projekteve të përbashkëta.
Nga ana e tyre, Abdurrahman Topba? dhe prof. dr. Mehmet Bulut, falënderuan Myftiun Tërnava për bashkëpunim dhe kontributin që po jep ai dhe BIK-u për jetën fetare, paqen, tolerancën dhe harmoninë ndërfetare në Kosovë.
Të dyja palët u pajtuan se rruga e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve do të thellohet edhe më në të ardhmen.