Myftiu Tërnava priti në takim ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci.
Gjatë këtij takimi u diskutua për format dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës, me theks të veçantë për institucionet arsimore të këtij institucioni me Ministrinë e Arsimit, për çka Myftiu Tërnava, shprehu falënderimet e tij për bashkëpunimin e deritanishëm.
Edhe znj. Nagavci, u shpreh e gatshme që të vazhdojë përkrahjen dhe mbështetjen e Ministrisë për institucionet arsimore të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke shprehur kështu një respekt dhe nderim të veçantë për këto institucione. Ajo tha se deri më tani bashkëpunimi dhe koordinimi me këto institucione ka qenë në nivelin e duhur.
Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për rëndësinë dhe kujdesin që duhet ta kemi ndaj institucionit të familjes brenda shoqërisë sonë, për çka të dyja palët ranë dakord që si institucione, duhet të bëjmë edhe më shumë në ruajtjen e familjes.