Prishtinë, më 23 shkurt 2024
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim kryetarin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore, z. Florim Useini.
Gjatë këtij takimi, Myftiu Tërnava së bashku me z. Useini diskutuan për urat lidhëse për një bashkëpunim ndërmjet dy institucioneve, Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Rrjetit të Bizneseve Shqiptare.
Myftiu Tërnava e njohu me punët dhe aktivitetet që zhvillon Kryesia e BIK-ut, duke shprehur kështu një gatishmëri për një bashkëpunim të mirë me Rrjetin e Bizneseve Shqiptare.
Nga ana e tij, edhe z. Useini, e njohu Myftiun Tërnava me aktivitetet dhe ecurinë e punëve të Rrjetit, si dhe për projektet madhore që priten të organizohen nga ky Rrjet në të ardhmen.