Prishtinë, më 18 tetor 2023
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.
Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin në fusha të ndryshme ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës, më konkretisht të Këshillit të BI-së së Ferizajt dhe Komunës së Ferizaj, për çka Myftiu Tërnava e falënderoi me këtë rast kryetarin Aliu për gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton për kontributin që kanë dhënë në këtë drejtim.
Kryetari Aliu tha se si institucion do të jemi përherë në gatishmëri që të jemi së bashku në projekte të ndryshme me interes për qytetarët e vendit në përgjithësi, e në veçanti për qytetarët e komunës të cilën ai e udhëheq.