1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Austrisë, z. Ymit Vural

Më të lexuarat

Prishtinë, më 22 shkurt 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim një delegacion të Bashkësisë Islame të Austrisë, të kryesuar nga kryetari i kësaj Bashkësie, z. Ymit Vural. Kryetari Vural shoqërohej në takim edhe nga kryetari i Bashkësisë Islame Shqiptare në Austri, Vahidin ef. Behluli.

Myftiu Tërnava i uroi mirëseardhje në institucionin e BIK-ut kryetarit Vural, e më pas e njohu atë me funksionimin, sfidat dhe të arriturat e Bashkësisë Islame në Kosovës. Ai tha se Bashkësia Islame e Kosovës është e përkushtuar për të bashkëpunuar me Bashkësinë Islame të Austrisë në fushat të cilat janë të rëndësishme dhe me prioritet për besimtarët e të dyja vendeve. “Bashkësia Islame e Kosovës, përmes institucioneve të saj fetare dhe arsimore, Medresesë dhe Fakultetit të Studimeve Islame, mbetet e përkushtuar për përgatitjen e kuadrit fetar, të denjë për të qenë në shërbim të fesë islame dhe të besimtarëve, e të cilët do t’i mbrojnë parimet islame dhe besimtarët nga indoktrinimi i mundshëm dhe nga interpretimet radikale ekstreme, të cilat nuk kanë të bëjnë asgjë më Islamin e pastër e burimor” – tha ndër të tjera Myftiu Tërnava.

Nga ana e tij, kryetari Vural, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton që të kenë një bashkëpunim të mirëfilltë ndërmjet dy institucioneve. “Kontributi i komunitetit mysliman shqiptar, është i një rëndësie tejet të veçantë, në mbrojtjen dhe përfaqësimin e Islamit dhe të myslimanëve që jetojnë në Austri, andaj konsiderojmë se prezenca e tyre është një urë e fuqishme që lidh Bashkësinë Islame të Austrisë dhe vendet e tyre të origjinës, e në veçanti institucionet fetare të atyre vendeve” – tha kryetari Vural.

Në fund të takimit, Myftiu Tërnava dhe kryetari Vural, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në fushën fetare, arsimore e kulturore, e fusha të tjera, siç janë shkëmbimi i kuadrove, projektet kulturore etj.

Gjatë kësaj vizite, kryetari Vural vizitoi edhe ShML “Medreseja Alaudin” dhe Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit