Prishtinë, më 17 tetor 2024
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim ish-sekretarin e Organizatës pët Bashkëpunim Islamik, z. Ekmeledin Ihsanoglu, i cili po qëndron në Kosovë me ftesë të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës për të marrë pjesë në Konferencën shkencore kushtuar ish-myftiut dr. Rexhep Boja.
Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me angazhimet dhe jetën fetare në Kosovë, duke shprehur kështu falënderimet e tij dhe të institucionit që ai drejton për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të z. Ihsanoglu dhënë për shtetin Kosovës sa ka qenë në krye të detyrës si sekretar i Organizatës për Bashkëpunim Islamik. Z. Ekmeledin Ihsanoglu do të marrë pjesë nesër
dhe pasnesër në Konferencën shkencore “Dr. Rexhep Boja – prijës vizionar dhe burrështetas i shquar”, që do të mbahet nën organizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.