Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim drejtorin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit” z. Halil Kastrati.
Myftiu Tërnava falënderoi mysafirin për vizitën dhe me këtë rast çmoi dhe vlerësoi punën dhe kontributin e tij dhe të shoqatës që ai drejton në ndihmë të varfërve dhe nevojtarëve.
Në këtë takim, drejtori Halil Kastrati uroi Myftiun Tërnava për fillimin e muajit të madhërishëm Ramazan.
Gjatë këtij takimi u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame dhe shoqatës për të mirën e qytetarëve.
bislame/