Prishtinë, më 27 nëntor 2024
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim drejtorin e përgjithshëm të Fondacionit “International Maarif Schools of Kosova”, z. Mehmet Nedim Aslan.
Myftiu Tërnava fillimisht i uroi mirëseardhje mysafirit, e më pas e njohu atë me punët dhe angazhimet e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, me theks të veçantë në fushën e arsimit. Ai falënderoi drejtorin për punën dhe angazhimin e tij që bën në fushën e arsimit, si dhe për bashkëpunimin e deritanishëm të Fondacionit me Bashkësinë Islame të Kosovës, duke shprehur kështu gatishmërinë e tij që një bashkëpunim i tillë të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Nga ana e tij, drejtori Nedim Aslan, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për mundësinë e bashkëpunimit, duke vlerësuar një gjë të tillë si tejet të nevojshme.