Prishtinë, më 13 shtator 2024
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim themeluesin dhe njëherësh drejtorin e Institutit Ndërkombëtar për Lidership dhe Komentim të Kuranit “Furkan”, prof. dr. Hajredin Hoxhën.
Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Institutit “Furkan”, si dhe për mbajtjen e trajnimeve të ardhshme për lidership.
Myftiu Tërnava shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton që të thellojë bashkëpunimin me Institutin “Furkan” në programe të ndryshme.