0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, nuncin Jean Marie Speich

Më të lexuarat

Prishtinë, më 30 mars 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, nuncin Jean Marie Speich, i cili shoqërohej nga ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji.

Myftiu Tërnava fillimisht i uroi mirëseardhje nuncit në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, e më pas e njohu atë me punët dhe angazhimet e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, me theks të veçantë në kultivimin e bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare. Ai tha se si bashkësi fetare kemi një bashkëpunim të mirë me Kishën Katolike në Kosovë, dhe se ne jemi të gëzuar që vendi ynë ka një harmoni të tillë fetare, e cila është shembull për gjithë botën. “Ne jemi vëllezër të një kombi, andaj duhet ta ruajmë dhe ta duam njëri-tjetrin, ngase kështu na porosisin mësimet tona fetare islame” – tha ndër të tjera Myftiu Tërnava.

Nga ana e tij, nunci Jean Marie Speich, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton që të ketë bashkëpunim të mirë me të gjitha bashkësitë e tjera fetare në vend. Ai çmoi lart kontributin e Myftiut dhe të BIK-ut për harmoninë dhe bashkëjetesën fetare, e cila është prezente në Kosovë.

Në fund të takimit, të dyja palët bënë thirrje që në botë të pushojnë vatrat e konflikteve e luftërave dhe të mbretërojë paqja dhe harmonia ndërmjet njerëzve pa dallim feje apo race.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit