2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Tunc Angili

Më të lexuarat

Prishtinë, më 4 shtator 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim ambasadorin turk z. Tunc Angili, i cili shoqërohej nga keshilltari për Çështje Fetare pranë kësaj ambasade, z. Bunyamin Albayrak.

Myftiu Tërnava i njohu ata me punët dhe sfidat e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe për bashkëpunimin e mirë që ka BIK-u me institucionet dhe organazitat e qeveritare turke, me Dijanetin, Drejtorinë e Vakëfeve, TIKA- n, Qendrën kulturore Yunus Emre.

Myftiu Tërnava theksoi se falë këtij bashkëpunimi janë realizuar një sërë projektesh në fushën e arsimit, kulturës e trashëgimisë fetare islame në vend, për çka Myftiu Tërnava u shpreh tejet falënderues ndaj shtetit turk.

Nga ana e tij, ambasadori Angili falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer që kanë pasur me institucionet dhe organizatat qeveritare të Turqisë, dhe theksoi se ky bashkëpunim me ndihmën e Zotit do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Myftiu Tërnava bashkë me ambasadorin Angili, sot morën pjesë në ceremoninë e fillimit të vitit të ri shkollor në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë, me ç’rast falë donacionit të Fondacionit të Dijanetit turk janë ndarë çanta dhe mjetet shkollore për të gjithë nxënësit e Medresesë “Alauddin” në Prishtinë, në Prizren e Gjilan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit