2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Antonello De Riu

Më të lexuarat

Prishtinë, më 19 nëntor 2024Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovës, z. Antonello De Riu.Myftiu Tërnava fillimisht i uroi mirëseardhje mysafirit, e më pas e njohu atë me punët dhe angazhimet e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, me theks të veçantë për kontributin e këtij institucioni në kultivimin e tolerancës dhe harmonisë ndërfetare në Kosovë. Ai tha se Bashkësia Islame e Kosovës ndër vite ka luajtur një rol kyç në proceset e ndryshme në të cilat ka kaluar Kosova. Myftiu Tërnava shfrytëzoi rastin që përmes ambasadorit italian, të falënderojë shtetin e Italisë për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën në sfera të ndryshme.Nga ana e tij, ambasadori De Riu, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen, duke shprehu kështu konsideratën e tij për angazhimin e tij dhe të institucionit që ai drejton në përhapjen e kulturës dhe frymës së tolerancës dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet komuniteteve fetare që jetojnë në Kosovë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit